Mediet serbe: Pacollit nuk i lejohet hyrja në Serbi

Mos i humb

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë gjatë kësaj jave zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe.

Sot sipas RTS-së, Beogradi nuk i ka miratuar kërkesën për vizitë në Novi Pazar, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kjo është thënë jozyrtarisht për Radiotelevizionin e Serbisë, RTS, nga zyrtarët serb. Sipas tyre kjo është refuzuar për shkak të kuadrit ligjor të përkohshëm të UNMIK-ut, ku thuhet se Kosova ka një ministri të punëve të jashtme, megjithatë, sipas një marrëveshje zyrtare për vizita ajo nuk mund të zbatohet në rastin e Pacollit.

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe. Ai është ftuar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin, mirëpo nuk ka ende konfirmim të refuzimit të kërkesës nga ana e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit