Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi

Mos i humb

Drejtoria e përgjithshme për çështjet e Mesxhid-i Nebevi njoftoi se është falur namazi i xhumasë në xhaminë Nebevi e cila ishte e mbyllur si pasojë e COVID-19 më 20 mars.

Në faljen e namazit morën pjesë rreth 100 mijë persona duke zbatuar masat për distancim dhe vendosjen e maskave kundër pandemisë ndërkohë është mbajtur i mbyllur vendi i emëruar “Ravza-i Mutahhara”.

Në hyrjen e xhamisë është vërejtur vendosja e kamerave termale për matjen e temperaturës së trupit, heqja e tapeteve dhe termuseve të ujit zem-zem.

Mesxhid-i Nebevi u hap për adhurim më 31 maj me kusht zbatimin e masave të ndëmarra.

Sipas të dhënave zyrtare në Arabinë Saudite janë shënuar 611 vdekje nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar 93.157 raste me virus. Numri i personave të shëruar ka arritur në 68.965.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit