Megajahti 500 milion dollarësh i projektuar si një mjellmë

Mos i humb

Lazzarini Design Studio ka zbuluar konceptin e Avanguardia, megajahtit që është ndërtuar si një mjellmë me “qafë dhe kokë të lëvizshme”. Avanguardia është një emër në dukje i përshtatshëm për këtë jaht me formë unike që tregon një kullë kontrolli të ngjashme me kokën e mjellmës mbi pjesën e sipërme të anijes.

Për krijimin e tij, kompania dizajnuese u frymëzua nga disa seri të animuara japoneze të viteve 1970 dhe 1980 që përshkruanin kokën e robotëve si qendra komande. Kur jahti është në lëvizje, “qafa” dhe “koka” mund të ulen drejt mesit të anijes dhe të përdoren si kabinë. Kjo gjithashtu lejon që “qafa” të ulet në ujë dhe të përdoret si një pjesë e veçantë prej 16 metrash.

Megajacti Avanguardia

Pjesa e pasme e kuvertës përmban dhe dy “minijahte” elektrike që janë gjithashtu të dizajnuara nga kompania, të cilat mund të përdoren si mjete ujore të ndara bashkangjitur strukturës së jahtit për të shërbyer si pajisje shtesë shtytëse. Anija konceptuese mundësohet nga motorë anësorë elektrikë të dyfishtë dhe një motor MTU Rolls-Royce Jet.

Megajacti Avanguardia

Megajahti do të ketë pesë kuverta të ndara, me një kapacitet prej 60 pasagjerësh. Lazzarini Design Studio vlerëson se kostoja totale e jahtit luksoz do të arrijë në rreth 500 milion dollarë.

Megajacti Avanguardia
Megajacti Avanguardia
Megajacti Avanguardia
Megajacti Avanguardia
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit