“Meka Halal Food”, përfaqëson Kosovën në Panairin “HalalExpo” në Stamboll

Mos i humb

“Meka Halal Food”, përfaqëson Kosovën në Panairin “HalalExpo” në Stamboll

Gjithnjë e më shumë mallra të ndryshëm “Made in Kosova” kanë gjetur hapsirë dhe janë përhapur edhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Meka Halal Food” është produkti më i fundit që ka arritur me sukses të jetë pjesë e tregut ndërkombëtar të produkteve Hallall.

Kjo markë ka qenë e vetmja nga produktet hallall që ka përfaqësuar Kosovën në Panairin ndërkombëtar të këtij lloji të organizuar në Stamboll të Turqisë për vitin 2018.

Sipas përfaqësuesve të kësaj firme çdo punë e bërë deri në arritjen e këtij prezantimi dinjitoz të produkteve kosovare ka qenë me vetë kontribut, pa asnjë financim dhe pa asnjë mbështetje nga institucionet kosovare.

Pjesmarrja në “HalalExpo” në Stamboll është cilësuar si një sukses i veçantë dhe i rëndësishëm pasi për herë të parë në këtë panair është ngritur edhe flamuri i Kosovës duke përfaqëuar denjësit produktet vendore, në veçanti ato hallall.

“Meka Halal Food” gjatë këtij prezantimit është renditur përkrah kompanive të produkteve hallall më të rëndësishme dhe prestigjoze nga vende të ndryshme të botës.

Kujtojmë që Panairi i produkteve Hallall që u mbajt në Stamboll është ndër më të mëdhenjtë në botë dhe në të marrin pjesë firmat më prestigjoze të këtij lloj produkti./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit