Mekaniku francez që “sajoi” jelekun e verdhë të protestave: ideja që më erdhi natyrshëm

Mos i humb

“Jelekverdhët” francezë janë bërë tashmë simbol të një jakobinizmi modern, duke protestuar me zjarr e flakë në fillim kundër rritjes së taksave për karburantet fosile, e më pas kundër kostos së lartë të jetesës, siç pretendohet.

Po si lindi ky simbol? Kush e inicioi? Kush qe ai që do futet në histori detaj revolucionar?

Ghilsan Coutard, një mekanik, mendohet se është njeriu që ia ka qëlluar duke propozuar që të dilet në protesta me jelek të verdhë.

Ka qenë një video e tij në rrjete, ku ka bërë thirrje pikërisht për këtë gjë, duke sugjeruar veshjen e njohur me status profesional.

I pyetur se si iu shkrep kjo ide, Coutard u përgjigj se ishte mjaft e thjeshtë:

“Eshtë një jelek që e përdorim në punën tonë. E kemi detyrim ligjor. Dhe thashë: pse të mos e përdorim si njohjen tonë për të parë nëse njerëzit janë të gatshëm të dalin dhe të protestojnë. Dhe e goditi! Kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, shpjegoi ai.

I pyetur nëse ai ishte i kënaqur me protestat, ai theksoi se po, ishte.

“Po fillojmë të shohim rezultatet. Presidenti tashmë ka braktisur taksën që ishte caktuar për vitin 2019. Kjo nuk mjafton. Ne duhet të luftojmë kundër taksave ekzistuese të imponuara në vitet e fundit. Duhej të ngriteshim, por tani duhet të kompensojmë atë që kemi humbur”, theksoi Coutard.

Tashmë “jelekverdhët” kanë kapërcyer dhe kufijtë e Francës, duke u shfaqur në Belgjikë e Hollandë, me të njëjtën frymë protestash. /tesheshi.com/   

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit