Meksikë, 18 të vdekur në përleshjet e armatosura

Mos i humb

Në përleshjet e armatosura në shtete të ndryshme të Meksikës kanë humbur jetën të paktën 18 persona.

Roberto Alvarez, zëdhënësi i policisë federale të Guerrero, njoftoi se sulmuesit e armatosur kanë kryer bastisje ndaj forcave policore të qytetit La Conception.

Ai duke treguar se në ngjarje kanë humbur jetën 8 persona në mesin e të cilëve 2 policë, tha se në përleshjen e ndodhur mes policisë federale dhe asaj lokale, kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.

Mediat lokale transmetuan se të vdekurit janë pjesëtarë të policisë lokale.

Ndërkohë prokurori federal, XAvier Olea Pelaez theksoi se rreth 30 policë lokal janë arrestuar për shkak të akuzës vrasje dhe posedimi i paligjshëm i armëve dhe drogës.

Ndërsa, në qytetin San Jose del Cabo të shtetit verior Baja California Sur, ka ndodhur përleshje me marinsave dhe anëtarëve të një grupi. Në këtë ngjarje janë vrarë 7 persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit