Meksikë, rritet numri i të vdekurve nga shpërthimi i një tubacioni të naftës

Mos i humb

Numri i të vdekurve në një shpërthim tubacioni të naftës në rajonin Tlahuelilpan, që ndodhet rreth 100 kilometra nga kryeqyteti meksikan Mexico City, është rritur në 85.

Ministri i Shëndetësisë, Jorge Alcocer, njoftoi se 85 nga qytetarët të cilët u grumbulluan përreth për të mbledhur karburantin që rrjedhte nga tubacioni kanë humbur jetën në shpërthim, ndërsa trajtimi mjekësor i 58 të tjerëve vazhdon nëpër spitale.

Në Meksikë mbyllja e disa tubacioneve për shkak të vjedhjes së karburantit shkaktoi një krizë të karburantit në vend.

Për shkak të mbylljes së tubacioneve shpërndarja e karburanteve kryhej përkohësisht nëpërmjet automjeteve çisternë, ku dhe si pasojë e vonesave në pikat e karburanteve përjetoheshin radhë të gjata të pritjeve.

Javën e kaluar në mediat sociale dolën pamje ku qytetarët në Mexico City mbushnin me shishe naftën që rrjedhte nga një e çarë e formuar në tubacion.

Presidenti i vendit, Lopez Obrador, kërkoi nga qytetarët që të jenë të durueshëm duke bërë të ditur se problemet me karburantet janë si rezultat i luftës kundër vjedhësve të karburantit. Pasi u betua më 1 dhjetor kur ai mori detyrën, Obrador premtoi se do të luftonte vjedhësit e lëndëve djegëse në tubacionet e naftës dhe në depo.

Parashikohet se vjedhja e karburantit në tubacionet e naftës dhe në depot shtetërore vitin e kaluar dëmtoi buxhetin e shtetit me rreth 3 miliard dollarë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit