Menaxhimi i krizës, në sallën ku kontrollohen aksionet e shpëtimit

Mos i humb

Çdo operacion që është zhvilluar në terren në këto ditë me reshje të dendura e ka pikënisjen nga salla në Ministrinë e Brendshme, që është bërthama e emergjencave civile.

Për më shumë se 72 orë nga kjo sallë janë përpunuar pa pushim mijera telefonata dhe informacione nga 12 qarqet e vendit.

“Kjo sallë dhe këta njerëz mbledhim informacionin që vjen nga prefektët dhe kryetarët e bashkive dhe pastaj ia shpërndajmë institucioneve, të cilët duhet të ndërhyjnë në ato zona ku kemi situatë të shtuar rreziku. Mund të them që brenda një ore kemi patur 140-150 telefonata”, tha Bekim Murati, drejtori i Kordinimit me Prefekturat:
Por si paraqitet situata në vend nga raportimet më të fundit në këtë salle?

“Tani një pjesë e territorit shqiptar është pa një situatë emergjente dhe fluksi i marrjes dhe dhënies së informacionit është përqëndruar në zonat e jugut të vendit ku situata vazhdon të mbetet problematike, kryesisht në qarqet e Korçës, Beratit, Fierit dhe Vlorës, ku kemi më shumë problematika”, thotë Murati./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit