Mensur Hoti emërohet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame, në Podujevë

Mos i humb

Pas zgjedhjeve të mbajtura ditë më parë për anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, nën drejtimin e Kryetarit mr. Naim Tërnava, është marrë vendim që:

Mr. Mensur Hoti emërohet Kryetar i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë për mandatin 2020-2024.

Kryetari i ri i Këshillit ka lindur në fshatin Bradash të Podujevës më 15.06.1986.

Mensur Hoti, është imam në fshatin Bajqinë 1, të Podujevës. Z. Hoti shkollën fillore ka mbaruar në fshatin Bradash ku edhe jeton, të mesmen Medresenë “ALAUDDIN” në Prishtinë, kurse fakultetin dhe magjistraturën ka mbaruar në Universitetin e Jordanit në Amman.

Në kuvendin zgjedhor mbajtur më 28.01.2020, nga 120 delegatët e pranishëm, mori 78 vota duke u bërë më i votuari nga delegatët.

Këshilli i ri 4 vjecarë është në këtë përbërje:

Mensur Hoti- KRYETAR
Bekim Jashari-Kryeimam
Muharrem Bryma
Besim Gashi
Eset Qerimi
Besim Rama
Imri Llugaliu
Bahri Curri
Xhevdet Havolli
Besim Arbanashi
Islam Hasani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit