Mënyra më e lehtë për largimin e mykut nga rrobat

Mos i humb

Në qoftë se për një arsye apo një tjetër vëreni shenja myku në rroba, mos u shqetësoni aspak, pasi gjithçka mund të rregullohet.

Më konkretisht, në një tas me ujë të nxehtë përzieni së bashku lëngun e një limoni të shtydhur dhe 2 lugë gjelle kripë.

Në vazhdim, zhysni pjesën e rrobës së mykur në të dhe fërkojeni fort për disa minuta.

Pastaj lereni 30-45 minuta pa e prekur. Në fund, lajeni si zakonisht Kjo ishte e gjitha…

Per largimin e aromes se mykut nga rrobat;

Në radhë të parë shkatërron mykun, duke futur rrobat përgjatë të gjithë natës në një prej zgjidhjeve të mëposhtme:

a). 4 litra ujë të nxehtë të përzierë me një filxhan amoniak.
b). 4 litra ujë të nxehtë të përzierë me një filxhan uthull të bardhë
c). 4 litra ujë të nxehtë të përzierë me një filxhan sodë.

Lërini rrobat të zhytura në një kovë përgjatë të gjithë natës. Më pas laji rrobat me një detergjent normal dhe lërini të thahen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit