Mënyra praktike për të larguar aromën e keqe nga frigoriferi

Mos i humb

Ndonjëherë edhe pse është i pastër dhe ushqimet nuk janë të prishura frigoriferi mban një aromë të rëndë dhe të keqe.

Por ka disa mënyra për ta larguar këtë aromë të pakëndshme:

Pastrojeni rregullisht frigoriferin

Për të larguar aromat e këqija duhet me patjetër ta pastroni rregullisht frigoriferin tuaj. Me anë të një sfungjeri të pastër dhe me produkte dezinfektuese, lani pjesën e brendshme e të jashtme dhe më pas shpëlajeni me ujë.

Përdorni tasa hermetike

Që produktet të mos derdhen ndërsa ju hapni apo mbyllni frigoriferin, vendosini ato në tasa hermetike. Për sa i përket djathit ai duhet të vendoset në ene plastike. Brenda kësaj ene futni një kub sheqeri (ose disa kokrra) që të përthithë lagështirën dhe një gjethe dafine që të neutralizojë aromat e këqija.

Vendosni në frigorifer produkte natyrale që largojnë erën

Ka disa produkt qe largojnë ne mënyrë natyrale erërat e këqija. Mund të përmendim këtu limonin. Prijeni atë më dysh dhe vendoseni në vende të ndryshme të frigoriferit. Një tjetër mënyrë është të vendosni një gotë qumësht, një gote uthull të bardhë apo një degë trumze (zhumbricë).

Çfarë të bëni nëse aroma është shume e keqe dhe është përhapur shume?

Përzieni ne një tas ujë, lëng limoni dhe sode. Lagni një leckë dhe pastroni frigoriferin. Mund te bëni te njëjtën gjë edhe duke e lagur leckën me uthull të bardhë./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit