Mënyrat natyrale për t’i pastruar mushkëritë

Mos i humb

Teknikat e pastrimit të mushkërive mund të jenë mjaft përfituese për personat të cilët konsumojnë duhanin, personat të cilët kanë ekspozim ndaj ajrit të ndotur dhe për ata të cilët kanë probleme kronike.

Të konsumoni duhanin, ose të jeni të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur ose edhe ndaj kimikateve helmues, dëmtojnë seriozisht mushkëritë por sjellin edhe probleme tjera shëndetësore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, mbytë rreth 4.2 milionë njerëz çdo vit, në mbarë botën. Vdekja nga konsumimi i duhanit vret 1 në 5 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Medicals Neës Today”, transmenton lajminet.

A është e mundur të pastroni mushkëritë tuaja?

Fillimisht, duhet të dini se nëse ndaloni të pini cigare apo edhe nuk jeni duke ju ekspozuar ajrit të ndotur, mushkërit do të fillojnë të pastrohen vet. Mirëpo, nëse kjo nuk është e mundur atëherë njerëzit mund edhe të ndihmojnë veten në këtë aspekt. Më poshtë, gjeni disa mënyra sesi t’i pastroni mushkëritë.

Terapia me avull

Terapia me avull ose inhalimi, ndihmon në rihapjen e rrugëve të frymëmarrjes. Njerëzit me probleme me mushkëri mund të i vënë re simptomat e tyre kur gjendjen në ajër të ftoftë dhe të thatë.Kjo klimë ndikon negativisht tek ta duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe në kufizimin e rrjedhjes së gjakut.

Kontrolloni kollitjen

Kollitja është një mënyrë e trupit për të dëbuar toksinat të cilat gjendet në trup e sidomos në mushkëritë tuaja. Nëse kontrolloni kollitjen lehtëson mukozën e tepërt në mushkëri, duke e dërguar atë nëpër rrugë të frymëmarrjes.

Ju po ashtu mund të i ndjekni këto hapa për të pastruar mushkëritë:

Uluni në një karrige, dhe relaksohuni më dy këmbët në tokë.

Palsoni krahët mbi stomak

Ngadalë frymon me hundë

Ngadalë nxirreni frymëmarrjen duke i liruar duart nga stomaku

Kollitni dy apo tri herë kur nxirreni frymëmarrjen

Pushoni dhe përsërini këtë proces

Po ashtu, mënyrat tjera të cilat ndihmojnë në pastrimin e mushkërive janë: Ushqimet, çaji i gjelbër, ushqimet anti-inflamatore si: qershitë, vishjnet, boronica, ullinj arra etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit