MËNYRE MË E MIRË SE SI TI RUAJMË FËMIJËT TANË NGA SHEJTANI

Mos i humb

E para: Përmendja e Allahut të Plotfuqishëm tek hyrja në shtëpi. Përmendja e Allahut të Plotfuqishëm kur duam të hamë ushqim apo darkë; dhe kjo bazuar në atë që transmetohet nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem:“Kur njeriu hynë në shtëpi dhe e përmend emrin e Allahut, e po ashtu e përmend kur ha ushqim, shejtani thotë: Nuk ka vendbanim për ju (djaj) këtu e as ushqim”.

E dyta: Nga shkaqet e ruajtjes së fëmijëve, që nga lindja e deri sa të rritët, është udhëzimi i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem që potencohet në hadithin e Ibën Abbasit radijAllahu anhuma: “Kur dikush i afrohet gruas së vet” kur njeriu dëshiron të kryej marrëdhënie intime me gruan e vet, është një sunet që shumë njerëz janë të shkujdesur ndaj tij, shumë bashkëshortë janë të shkujdesur, e ky sunet është përmendja e Allahut të Lartësuar duke thënë:اللَّهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبْ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَاا “O Allahu im, largoje shejtanin nga ne dhe largoje shejtanin nga ajo që na e dhuron” Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Në qoftë së Allahu e cakton që ata dy të kenë fëmijë, kjo është shkak që shejtani kurrë mos t’i bëjë keq”.

E treta: Përmendja (dhikri) e Allahut të Lartësuar në shtëpinë tënde. Ta përcaktosh për shtëpinë tënde një pjesë të leximit të Kur’anit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe i asaj që nuk përmendet Allahu në të, është sikur shembulli i të vdekurit dhe të gjallit”. Pra, shtëpi e gjallë është ajo që përmendet Allahu i Plotfuqishëm në të, kurse shtëpi e vdekur, e cila nuk ka dobi fare, është që nuk përmendet Allahu i Plotfuqishëm në të.

Andaj, është obligim për myslimanin që një pjesë nga leximi i tij i Kur’anit dhe nga përmendja e tij e Allahut të Plotfuqishëm ta lexojë në shtëpi. Për këtë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Falni nga namazi juaj në shtëpitë e juaja dhe mos i bëni ato varreza”.

Gjithashtu një hadith që e ka bërë sahih shejh Albani, Allahu e mëshiroftë thuhet: “Në atë shtëpi që lexohet Kur’ani, e shohin banoret e qiellit ashtu siç banoret e tokës i shohin yjet (në qiell)”. Ashtu siç ne i shohim yjet në qiell që shkëlqejnë, po ashtu banoret e qiellit e shohin këtë shtëpi të gjallë, në të cilën lexohet Kur’ani dhe përmendet Allahu i Plotfuqishëm njëjtë siç i shohim yjet duke shkëlqyer në qiell.

E katërta: Falja e namazit shpesh në shtëpi, dhe me këtë është për qëllim falja e namazit nafile. Bëj përpjekje, bëjë zakon tëndin faljen e namazit nafile në shtëpinë tënde, qoftë namazet nafile që janë para apo pas namazit farz, apo namazit të vitrit. Fale namazin farz në xhami, pastaj kthehu në shtëpi dhe fali dy rekate sunet të jacisë (pas farzit), e kështu me radhë sunetin e akshamit, sunetin e drekës dhe ikindisë. Sunetet i falë në shtëpinë tënde. Bëjë përpjekje që një pjesë të namazit tënd ta falesh në shtëpi, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza”. Patjetër që duhet të falesh në shtëpi me qëllim që të sheh i vogli (fëmija) dhe kështu ai edukohet me namaz, pastaj të sheh tjetër kush, kërkon ndihmën e Allahut të Plotfuqishëm dhe më pas e përmend Allahun dhe falet.

E pesta: Kërkon mbrojtjen e Allahut për fëmijët nga shejtani, i lutesh Allahut të Plotfuqishëm për t’i ruajtur fëmijët nga shejtani i mallkuar, siç ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Kërkonte mbrojtje nga Allahu për Hasanin dhe Husejnin, kërkonte mbrojtje për ta dhe thoshte: “Lus Allahun që t’ju mbrojë me fjalët e Tija të plota nga çdo shejtan” do të thotë e vendos dorën mbi trupin e fëmijës dhe pastaj thua: “Lus Allahun që të të mbrojë me fjalët e Tija të plota nga çdo shejtan, nga çdo helm dhe nga çdo sy i keq” .

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ibrahimi alejhi salatu ue selam lutej me këto fjalë për t’i mbrojtur fëmijët e tij Ismailin dhe Is’hakun”, siç transmetohet në koleksionin e Buhariut.

E gjashta: Mbyllja e fëmijëve në shtëpi në kohën e akshamit dhe gjatë perëndimit të diellit, për këtë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë siç thuhet në hadithin e Xhabirit radijAllahu anhu: “Mbyllni fëmijët në agoni të natës” që do të thotë mbyllni fëmijët kur fillon nata, pastaj ka thënë: “Se me të vërtetë ju nuk e dini së çfarë lëshon Allahu nga krijesat e Tij, mbyllni dyert, ndalni dritat, mbuloni enët dhe mbuloni shishet e pijes” që do të thotë: Kur vjen nata ndalini llambat, ushqimin mos e leni të zbuluar, por mbulojeni, ashtu siç transmetohet nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: Kur nuk gjen diçka për ta mbuluar ushqimin apo enën, atëherë vendos diç mbi të dhe përmende Allahun. Vendos mbi të diçka, qoftë një copë apo lugë dhe thuaj: Bismil-lah; dhe kështu Allahu i Plotfuqishëm i largon djajtë nga ky ushqim.

E shtata: Leximi i sures Bekare. Leximi i sures Bekare i largon djajtë nga shtëpia aty për aty. Siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë shejtani largohet nga shtëpia që lexohet surja Bekare”. Shiko të fuqia e sures Bekare, Allahu i Plotfuqishëm e ka bërë shkak për t’i ndjekur djajtë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Lexojeni suren Bekare, leximi i saj është bereqet, mos leximi është dëshpërim dhe pendim (keqardhje) dhe s’mund ta pengojnë magjistarët” do të thotë magjistarët nuk mund ta pengojnë suren Bekare.

Transmetohet nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem së ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare, i mjaftojnë për atë natë”. Dhe kjo aludon së myslimani duhet të bëjë përpjekje në leximin e këtyre. Kur ta lexon suren Bekare në shtëpi, atëherë largohet shejtani prej tij, prej familjes së tij dhe prej shtëpisë së tij; dhe kjo është shkak për përmirësimin e shtëpive.

E teta: Gjithashtu nga gjërat që i largojnë djajtë apo e kundërta e kësaj që i sjell djajtë është: varja e fotove, fotove që kanë shpirt, fotot e kafshëve, fotot e burrave, fotot e individëve, varja e tyre në shtëpi i sjell djajtë dhe i largon melajket. Shtëpia në të cilën nuk ka melajke dhe në të cilën nuk hynë melajket, është hyrje dhe vatër për djajtë.

E nënta: Mbajtja dhe edukimi i qenve në shtëpi është nga shkaqet që i pengon melajket nga hyrja në shtëpi, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Me erdh Xhibrili dhe me tha: Ne nuk hymë në shtëpi që ka fotografi (skulptura) dhe qen” ka për qëllim shtëpinë në të cilën ka qen. Disa njerëz i mbajnë dhe i edukojnë qentë , kjo ua humbë atyre shpërblimin çdo ditë sa një Kirat, kurse Kirat janë të mirat të shumta sa kodrat, sikur kodra e Uhudit. Çdo ditë humbë nga të mirat e veta sa kodra e Uhudit, për shkak së ka mbajtur qen në shtëpi pa ndonjë nevojë.

Natyrisht, nga kjo përjashtohen qentë e gjuetisë dhe qentë e rojës, pra në këto raste lejohet, mirëpo disa i mbajnë siç është tradita e njerëzve në perëndim, duke i emituar ata në zakonet e tyre, kurse kjo i sjell djajtë.

E dhjeta: Gjithashtu nga gjërat që i mbrojnë fëmijët dhe e mbrojnë myslimanin është edukimi i tyre për kryerjen e dhikrit vazhdimisht që duhet ta thotë myslimani kur të del nga shtëpia, kurse ky është një dhiker i lehtë. Kur del me fëmijën tënd me makinë apo del me të në ndonjë vend, adaptoj ata që ta thonë këtë lutje, e kjo është fjala e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Kur njeriu del nga shtëpia e tij le të thotë: “Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta dhe s’ka lëvizje e forcë përveç me dëshirën e Allahut”. Kjo është lutje e lehtë dhe jo e gjatë, i ka tri fjalë. Shiko së çfarë forcë ka kjo lutje dhe çfarë ndikimi!

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Atëherë i thuhet: Je udhëzuar, je mjaftuar dhe je mbrojtur!”që do të thotë: të ka arritur ty udhëzimi, Allahu të mbron nga sherri dhe të mbron nga djajtë, me tri fjalë i arrijnë njeriut këto çështje. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “I largohen njeriut djajtë, dhe një shejtan i thotë shejtanit tjetër: “Si ta dëmtosh ti njeriun i cili veç së është udhëzuar, mjaftuar dhe mbrojtur” pra, nuk mund të arrin tek ai, nuk mund të arrin tek ai njeri i cili e ka thënë këtë lutje, sepse ai është mjaftuar, mbrojtur dhe udhëzuar.

(Shkëputur nga: Nesaih fi is’lahil-bujut)

Shejh Halid Edh-Dhufejri, Allahu e ruajttë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit