Merdarë, kolona deri në dy kilometra

Mos i humb

Deri në 2 kilometra, nga ana e Serbisë, është gjatësia e kolonës së mërgimtarëve, që po vijnë në Kosovë, sot.
Llapi.info ka postuar foto dhe video të kësaj kolone, të bëra nga ata që po presin. Aty shihet një pjesë e bashkatdhetarëve, në një zonë të paidentifikuar, në territorin e Serbisë. Sipas agjencisë në fjalë, ata janë ankuar për procedura të komplikuara kufitare, nga autoritetet e shtetit fqinj, përcjellë klankosova.tv.

Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit janë periudhat më të ngarkuara për vendkalimin e Merdarës, pasi është kjo pika më e preferuar nga kosovarët për të ardhur në vendlindje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit