Merkel: Gjermania do t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se përkundër vendimit të SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, shteti i saj do t’i përmbahet kësaj marrëveshjeje.

Merkel në një deklaratë për mediat në Qendrën e Përgjithshme të Partisë së Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) tha se “E kanë pritur me shqetësim dhe pikëllim” vendimin e SHBA-ve.

Ajo tha se do të jenë ndjekës të asaj nëse Irani përmbush apo jo përgjegjësitë e tij. “Ne si Gjermani do t’i përmbahemi marrëveshjes”, tha Merkel.

Duke rikujtuar se marrëveshja përfshin një afat të kufizuar, Merkel theksoi se duhet të vazhdojnë diskutimet për një zgjidhje të përhershme dhe për të marrë si garanci se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Merkel po ashtu theksoi rëndësinë që Irani të mos zhvillojë programin bërthamor i cili nuk ka qëllime civile, ku u shpreh se ka shqetësime për angazhimet e Iranit për raketa balistike.

Kancelarja gjermane e cila kritikoi Iranin për aktivitetet në Jemen, Irak dhe Siri, potencoi se Irani nuk duhet të ngre tensione në këto rajone por se duhet të jetë aktiv në çështjen e pajtimit.

Merkel më 18 maj në Soçi do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Gjatë kësaj vizite do të diskutohet mbi çështjen e Sirisë dhe Ukrainës.

Në vijim ajo vuri në dukje se nuk kanë ndonjë alternativë tjetër përveç bisedimeve. “Rruga e cila çon në zgjidhje kalon nëpërmjet bisedimeve. Ne duhet të kemi një qëndrim afatgjat por edhe të qartë”, ka thënë Merkel./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit