Merkel ndryshon mendje: Jo zgjedhje të reja, por koalicion të madh

Mos i humb

Angela Merkel deklaron se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte e gabuar.
“Gjermania, – u shpreh Kancelarja, – meriton një qeveri të qëndrueshme, kjo është e vërtetë, por duhet të jetë një ekzekutiv që ta çojë vendin përpara”.
“Nëse nuk bëjmë dot gjë me rezultatin e zgjedhjeve – mësohet t’i ketë thënë anëtarëve të partisë së saj CDU, – ne nuk u kërkojmë dot njerëzve që të dalin sërish në votime”.

Optimizmin e udhëheqëses së hekurt të Gjermanisë e ushqen zbutja e qëndrimit të socialdemokratëve, që në fillim ishin shprehur kategorikisht kundër përsëritjes së skenarit të vjetër, të bashkimit të forcave me konservatorët në një koalicion qeverisës.
Pas 4 vitesh drejtimi të vendit në krah të CDU-së dhe rezultatit më të keq të saj në votimet federale, SPD-ja njoftoi se preferon të mbetet një zë opozitar në Bundestag.
Por sinjalet e fundit prej kësaj partie reflektojnë një ndryshim të tonit. Javën e kaluar ishte vet Merkel, ajo që pohoi se është e hapur ndaj idesë së zgjedhjeve të reja, përballë mundësisë së krijimit të një qeverie pakice, deklaratë të cilën tani vendosi ta rishikonte.

Situata vazhdon të tendoset dhe votuesit po shfaqen gjithmonë e më të shqetësuar nga mungesa e veprimeve në Berlin.
Gjermanëve do t’iu duhet për çdo rast të presin edhe pak për qeverinë e re. Numri dy i SPD-së, Thorsten Schäfer-Gümbel e bëri të qartë se, për të ashtuquajturin “koalicion i madh” nuk do të merret asnjë vendim përpara Konferencës Kombëtare të partisë, e parashikuar të mbahet nga data 7 deri më 9 dhjetor./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit