Merkel: Serbia të vazhdojë me reformat në rrugën europiane

Mos i humb

Gjermania inkurajon Serbinë që të vazhdojë me reformat në rrugën evropiane, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel, duke theksuar se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) mund të jenë të suksesshme vetëm nëse reformat më tej zhvillohen në domenin e shtetit juridik dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën.

“Andaj pjesërisht jemi përqendruar në çështjen se si mund të vijmë deri te korniza juridike, zgjidhje kontraktuale për Kosovën”, tha Merkel në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Berlin.

Ajo theksoi se vlerëson punën e Vuçiçit edhe kur është fjala për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe i dëshiroi sukses në “punën që nuk është e thjeshtë”.

“Më vjen mirë që çështja e kujtimeve të luftës është zgjidhur në kuadër të bisedimeve të sotme, e cila është një pikë kyçe në marrëdhëniet e vendeve tona dhe është një dhuratë e paraqitur nga presidenti i Serbisë”, tha Merkel duke shtuar se Marrëveshja e arritur për memoaret e luftës dhe vendet e viktimave gjatë luftërave në territorin e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë.

Presidenti i Serbisë Vuçiç tha se “për ne zgjidhje e vështirë është që Serbia të jetë humbës absolut në gjithçka”.

Ai tha se për të është nder siç tha “që një president i një vendi relativisht të vogël të jetë mysafir i kancelares gjermane”.

“Kjo tregon se sa është serioziteti i saj në zgjidhjen e problemeve evropiane. Është e njohur se askujt nuk i vardisem, por pa Merkelin përpjekjet dhe angazhimet e saj, kam frikë se do të kishim një situatë të vështirë në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.

Ai përmendi se Serbia është e përkushtuar në paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se llogarit në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë dhe kancelares Merkel.

“Kemi shumë për të bërë, para nesh është rruga e vështirë për zgjidhjen e kapitujve 23 dhe 24 dhe një pengesë e vështirë është zgjidhja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.

Vuçiç sot qëndroi për vizitë zyrtare në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Merkel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit