Merr flakë një anije peshkimi në Durrës, shpëtohen tre marinarët

Mos i humb

Peshkarexha ”Angelo” është përfshirë nga flakët teksa kishte dalë për gjueti.

Ajo ndodhej rreth 11 milje larg bregut të detit në zonën e Porto Romanos. Ndihmën e parë ekuipazhit ia ka dhënë një tjetër anije peshkimi dhe më pas në operacionin e shpëtimit ka ndërhyrë policia kufitare e cila po kthen në breg tre pjesëtarët e ekuipazhit, dy peshkatarët dhe kapitenin e peshkarexhës A. Hushi.

Burimet bëjnë me dije se gjendja shëndetësorë e ekuipazhit është e mirë, po ende të tronditur nga ngjarja e përjetuar në det të hapur. Dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka çuar në djegien e mjetit lundrues të peshkimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit