Merret vendimi nga prokuroria për personin që u fut i armatosur në zyrën e Haki Rugovës

Mos i humb

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje në lidhje me rastin e personit të armatosur që u fut i armatosur në zyrën e kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Konfirmojmë se prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Pejës, është njoftuar lidhur me këtë rast, për çka ndaj të dyshuarit është marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Ndaj të dyshuarit është hapur rasti për dy vepra penale- përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale kanosje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë në Pejë.

Po ashtu Prokuroria bëri të ditur se gjatë ditës do përpilohet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit në fjalë.

Dje në komunën e Istogut është arrestuar një i dyshuar i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas kishte shkuar tek Kuvendi Komunal në Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit Haki Rugova, por është ndaluar nga personat përgjegjës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit