Mes liderëve me aktivë në Facebook, Rama: S’ka si ju që më ngacmoni me komente

Mos i humb

 

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama i është referuar të dhënave të Twiplomacy-së ku renditet i dhjeti mes liderëve botërorë më aktivë në rrjetet sociale.

 “Mirëmëngjesi dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në Facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.

Listimi është bërë nga Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit