Mesazhi i Myftiut Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit

Mos i humb

Myftiu Naim Tërnava, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Festën e Kurban Bajramit.
Ai është lutur edhe për personat që do të nisen në Haxh.

“Ua uroj festën e Kurban Bajramit qytetarëve të Kosovës, besimtarëve, vëllezërve e motrave tona në mërgatën e largët, me lutjen drejtuar Allahut që haxherëve tanë t’ua pranojë haxhillëkun, të pranojë prej nesh prerjen e kurbanëve si dhe popullin tonë ta begatojë me mirësi, siguri dhe prosperitet”, tha Tërnava.

“Nesër më 21 gusht 2018 është dita e parë e festës së Kurban Bajramit, e cila për ne besimtarët myslimanë ka një rëndësi të madhe. Siç e dini, festat te ne nuk janë thjesht festa, por edhe momente të rëndësishme reflektimi. Ato dallojnë, jo për shkak të ambientit dhe natyrës festive, por për shkak të mësimeve, këshillave dhe mesazheve përmbajtësore që përcjellin”, tha Tërnava.

“Kurban Bajrami mbi të gjitha është momenti në të cilën ne, me gjuhë e zemër, shprehim besimin e pastër në Zot, duke iu përkushtuar Atij me qenien dhe duke ia kushtuar çdo adhurim, mu ashtu siç na ka mësuar në Kuran”, tha ai.

Tërnava i ftoi ata që kanë mundësi materiale që të prejnë kurban.

“Të dashur besimtarë, Kurban Bajrami është festa e cila vjen pas kryerjes së njërës nga kushtet e Islamit, pas haxhit dhe prerjes së kurbanit, një ritual që i dedikohet solidaritetit me të varfrit”, shtoi Tërnava.

“Ata që kanë mundësi materiale duhet prerë kurban që të gëzojnë të varfrit dhe familjet e tyre, sepse festa nuk ka kuptim nëse gëzimi nuk bëhet petk që mbulon tërë shoqërinë”, tha Tërnava, raporton Ekonomia Online. Tërnava porositi besimtarët myslimanë që tre ditët në vijim ta vizitojnë njëri-tjetrin dhe të bëhet urimi në këtë festë të madhe, sepse, sipas tij, kështu lidhemi më fort me njëri-tjetrin dhe ofrojmë pamjen më të bukur të përshkrimit pejgamberik të bërë neve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit