Mesazhi i parë si ministre, Evis Kushi: Provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh. Uroj të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi në botën universitare

Mos i humb

Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me detyrën e re.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Kushi teksa falënderoi ata që e kanë mbështetur, pohoi se kjo sfidë për të tashmë është një tjetër provim i vështirë.

Ishte vetë Besa Shahini që e njoftoi largimin e saj në sy të kryeministrit Edi Rama, gjatë një takimi dje me këtë të fundit në Kryeministri. Ndërkohë,ajo shoqërohej nga deputetja e PS-së, Evis Kushi

MESAZHI I KUSHIT
Të dashur miq,
Ju falenderoj pa masë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.
Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit