Mesazhi prekës i Arben Ndokës për vëllain e vrarë

Mos i humb

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka ka reaguar pas vrasjes së vëllait të tij një ditë më parë në hyrje të banesës së tij.

Në një postim në facebook, Ndoka shkruan se vëllai i tij ka qenë i ndershëm dhe që ka arritur gjithçka me sakrificë.

“Punoi me djerse dhe krijoi gjithçka me mund dhe sakrifice. Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligësitë që mbulohen nga errësira e natës”, shkruan Arben Ndoka

Postimi i Ndokës:

“Vëllai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuajte qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punën tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, një pune e rende për moshën, por fale kurajës dhe forces se tij nuk ndalej para asgjëje. Me vone punoi ne ndërmarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Ndërkohë ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithë, i suksesshëm ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.

Gjate gjithë rrugëtimit te jetës se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithçka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shumë shpejt nga ligësitë që mbulohen nga errësira e natës. La pas shume njerez qe vajtojnë për te, sidomos familja e tij.

Qofsh i parajsës Vëllai im i dashur!” (sic), ka shkruar Ndoka. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit