Mësohen efektet e shalqirit në trupin e njeriut, ja si ndikon ai

Mos i humb

 

 

Nuk ka ushqim që më me sukses e shuan etjen në ditët e ngrohta sesa shalqiri. Edhe pse themi se është pemë, ajo në fakt është perime dhe i takon familjes së kungujve. Në 100 gr shalqi ka vetëm 30 kalori, përmban shumë ujë, që për verën është shumë e rëndësishme, e njëkohësisht e pasur edhe me vitamina A dhe C, kalium dhe magnez.

FAKTE RRETH SHALQIRIT Vitamina C 20 për qind e nevojave ditore për vitamina C plotësohen me 180 gr shalqi. Pos kësaj, vitamina C mbron muskujt dhe eshtrat tuaj. KALORI Shalqiri është i shkëlqyeshëm për dietë, sepse përmban vetëm 30 kalori. Likopen i fuqishëm Kjo perime e ëmbël mund ta ulë rrezikun nga sulmi në tru për 20 për qind, pasi përmban sasi të madhe me likopen.

FARAT E SHALQIRIT JANË ILAÇ PËR VESHKA Farat e shalqirit, që të gjithë i hedhin, mund të konsumohen. Në Kinë i përzhitin dhe i hanë si zamër. Janë përbërës i shëndetshëm që janë të dobishme për shërimin e veshkave. Çaji nga farat e freskëta të shalqirit është diuretik i fortë, merrni katër lugë fara të freskëta, i shtypni dhe i zieni për 15 minuta në dy decilitra ujë. Këtë sasi e pini për dy ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit