Mesoni lutjen e cila largon çdo brengë dhe vështirësi!

Mos i humb

Hands reaching for the sky

Tregohet se Profeti i njerëzimit Muhammedi alejhi selam hyri në Xhami. Njerëzit nga dashuria e madhe që kishin për profetin Muhammed alejhi selam mezi e prisnin. I Dërguari i Zotit ju tha:

– Do t’ju tregoj sot një lutje që pas çdo vështirësie që do të keni do të shpëtoni prej saj!

Sa do e thoshte vjen dikush e kap profetin Alejhi Selam nga dora dhe i tregoi për hallet, problemet e tij dhe Profeti Muhammed alejhi selam nuk e tha. Pasi kaloi një farë kohe njerëzit u kujtuan por i Dërguari i Zotit, Muhammedi alejhi selam kishte ndëruar jetë. Ata që ishin prezentë në xhami thanë:

– Si harruam ne, na mori jeta dhe nuk e pyetëm profetin tonë të dashur Muhammedin alejhi selam.

Aty doli daja i tij, Seadi dhe thotë:

– Atë ditë që ka ndodhur un i shkova në shtëpi dhe i thashë: o i Dërguar i Zotit na the diçka të madhe pa na i thënë? Tha profeti Muhammed alejhi selam:

– Çfarë është ajo?! tha:

– Na the që është një lutje e cila do ta thotë çdo musliman në një çast vështirësie dhe halli! Na i plotëso o i Dërguar i Zotit! Profeti Muhammed alejhi selam tha:

– Lutja e Junusit alejhi selam: “LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MINEDH-DHALIMIN”“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”

Vëlla dhe motër është vërtetuar 1438 vite që kush e ka bërë në çaste vështirësie e ka liruar i madhi Zot! Mësoje vëlla dhe motër sygjerojau dhe të tjerëve. Me besimin dhe mbështetjen tek i madhi Zot çdo brengë, pikëllim largohet!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit