Mësoni se çfarë efekti kanë farat e ftoit!

Mos i humb

PD: Në dy vjet paguhen 92 mln euro për 8100 militantë shtesë të punësuar

Partia Demokratike deklaron se një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës është reforma territoriale, e cila është keqpërdorur...

Rusia gjen vaksinën kundër covid-19, Putin: Brenda pak ditësh do jetë gati

Në një kohë kur numri i të infektuarve nga Covid-19 ka arritur në 20 milionë, Rusia jep lajmin e mirë për gjetjen...

Kosnett për Projektligjin për UÇK-në: Miratimi i tij do të dobësonte demokracinë e Kosovës

Sot, Kuvendi i Kosovës e ka në rend të ditës shqyrtimin e Ligjit të propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës...

KPK: Ankimon në KPA vendimin për gjyqtaret Valdete Hoxha dhe Etleva Deda

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë subjektin e...

Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.

Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni. Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen. Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve.

Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës. Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkool dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë. Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.

Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral. Nga ana tjetër, shurupi i  ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët. Ftoi në përgjithësi dhe lëngu i marrë prej tij përdoren me efikasitet për shpëlarjen e gojës ose gargarë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, fytin dhe problemet me gojën.

Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës.

Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Përmbajtja e lartë e hekurit tek ftoi e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për parandalimin e anemisë së bashku me një sërë problemesh të gjakut. Ftoi bën mirë për sistemin imunitar dhe ka vitaminë C me tepricë. AgroËeb.org ju tregon se kjo vitaminë e bën atë një mburojë fantastike për sistemin imunitar. Për më tepër ftoi ka edhe veti të mrekullueshme kundër plakjes./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Presidenti i Filipineve ofron të injektohet me vaksinën ruse kundër COVID-19

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar që të jetë personi i parë që injektohet me vaksinën e Rusisë kundër koronavirusit të...

Tre tanke izraelite shkelin kufirin libanez

Tre tanke izraelite kaluan gardhin teknik që ndan Libanin nga Izraeli, transmeton (AA). Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve raportoi...

Mbi 2.000 të arrestuar në ditën e dytë të protestave në Bjellorusi

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë, Olga Çemodanova, njoftoi se janë arrestuar mbi 2.000 persona në ditën e dytë të protestave...

BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano, theksoi se është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e...

Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 12.000 numri i rasteve me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 141 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar...