Mësoni si të shëroni dhimbjet e fytit!

Mos i humb

Shpëlarja e fytit me lëngje apo konsumimi i lëngjeve është mënyra më e efektshme për vrasjen e baktereve dhe lehtësimeve të simptomave te fyti i pezmatuar, sidomos me rastin e ftohjes.

Kripë dhe ujë

Ky është një ilaç tradicional dhe shumë i thjeshtë për dhimbjen në fyt. Në një gotë me ujë të ngrohtë derdhni ¼ e lugës kripë dhe përzieni mirë. Më së miri do të ishte që uji të jetë sa më i nxehtë, sepse i ftohti nuk është efektiv. Mund të shtoni edhe pak ujë antibakterial për shpëlarjen e gojës,e cila neutralizon acidet në fyt dhe pakëson ndjenjën e djegies së fytit. Mos e përpini përzierjen, por vetëm shpëlani fytin me të.

Limon dhe ujë

Përzieni një lugë lëng limoni të freskët të shtrydhur me një gojë me ujë të vakët. Nëse e përdorni ujin e ngrohtë, do të mund të neutralizoni efektin e vitaminave C, që i ka lëngu i limonit. Kjo përzierje do të ndihmojë në pakësimin e ënjtjes së fytit dhe në këtë mënyrë fyti do të dezinfektohet nga bakteret dhe viruset që gjenden përbrenda tij.

Xhenxhefil, mjaltë dhe limon

Për këtë ilaç shtëpiak përzieni një lugë xhenxhefil në pluhur, një lugë mjaltë si dhe një gjysmë gotë ujë të ngrohtë dhe lëngun e një gjysmë limonit të shtrydhur. Së pari ujin e derdhni sipër xhenxhefilit të bluar, e më pas ia shtoni lëngun e limonit dhe krejt në fund mjaltin. Kjo përzierje posedon përbërës antibakterialë dhe qetësues, edhe mund ta përpini, por secila gllënjkë të qëndrojë në gojë për së paku 10 deri 15 sekonda.

Erëza pikante dhe ujë

Kapsaicina nga specat pikantë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe është aleat i mirë në luftën kundër inflamacioneve. Në mënyrë që të mos ketë kundër-efekt dhe të mos e pezmatoni edhe më shumë fytin, erëzat pikante i përzieni me ujë të ngrohtë dhe e shpëlani gojën me të, por mos e përpini. Kjo mënyrë e shpëlarjes së fytit do të sjellë lehtësim 15 deri 20 minuta pas shpëlarjes.

Çaj nga karafili

Për përgatitjen e këtij llojit të çajit mund të përdorni karafilin, por edhe karafilin në formë pluhur, e ata shtohen në ujin e vluar apo ujin e ngrohtë. Karafilat janë të pasur me përbërës antibakterialë dhe përbërës që luftojnë inflamacionet, që janë të dobishëm në shërimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, si inflamacionet e sinuseve dhe bronkiti.

Lëngu nga domatja

Për lehtësim të përkohshëm të dhimbjes, shpëlani fytin duke përzier gjysmë gotë me lëng domate dhe gjysmë gote ujë të ngrohtë si dhe shtoni disa pika salcë pikante. Përbërësit antioksidues të likopenit ndihmojnë në shërimin e shpejtë të indit të irrituar të fytit dhe mukozës së gojës.

Çaji i gjelbër

Ky aleat i njohur i shëndetit është i shkëlqyeshëm në luftimin e infeksioneve në fyt. Përgatitni një gotë çaj të freskët me mjaltë dhe limon, e para se ta pini, paraprakisht ta shpëlani gojën me një gllënjkë të po këtij çajit, ta mbani në gojë derisa të ftohet.

Uthull e mollës me kripë

Nëse, pos dhimbjeve në fyt, keni edhe kollë, keni një ndjenjë se në fyt ju ka mbetur diçka, atëherë kjo përzierje është zgjedhja e duhur. Përzieni dy lugë uthull të mollës, gjysmë lugë kripë në një gotë të ngrohtë dhe e shpëlani gojën disa herë brenda ditës. Nëse kolla nuk është aq e theksuar, zvogëlojeni sasinë e uthullës të mollës dhe shtoni një lugë mjaltë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit