Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet

Mos i humb

Studimi: Covid ka ndryshuar, qarkullon një version europian më shumë infektues por më pak vrastar

Sipas studiuesve, sot në botë po qarkullon një degëzim më infektues i Sars-Cov-2, një variant i ri në gjenomën virale të Covid-19,...

FMN: Ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në 2021-shin.

Fondi Monetar Ndërkombëtar zbardh diskutimet me Ministrinë e Financave në Shqipëri. Sipas FMN, për shkak të pasojave të tërmetit dhe të pandemisë...

Maqedoni e Veriut, tejkalon shifrën 300 numri i viktimave nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19)...

Festivali muzikor në Belgjikë, i sigurt nga korona!

Pjesa më e madhe e festivaleve janë anuluar këtë verë në Belgjikë dhe në të gjithë botën, por Paradise City, ka gjetur...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit dhe për pyjet.

Sipas Kreut të Shtetit, dy ligjet e para për lejet dhe mbrojtjen e mjedisit ndikojnë direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

NDërsa ligji “Për pyjet”, sipas Metës”, sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian.

Njoftim mbi shpalljen e 3 ligjeve

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 3 ligjeve:

  1. Ligjin nr. 52/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”; dhe
  2. Ligjin nr. 53/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”.
    Të dyja këto ligje synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit. Ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për t`u pajisur me leje mjedisi të tipit “C”, për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.
  3. Ligjin nr. 57/2020 “Për pyjet”.
    Ky ligj, i hartuar përmes asistencës së projektit “Mbi kuadrin rregullator të sektorit të pyjeve”, me mbështetjen e qeverisë suedeze, sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian. Forcimi në terma të qartë në ligj, duke filluar nga dispozita e qëllimit të ligjit, të nevojës për mbrojtjen e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, është për t`u vlerësuar.
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....