Meta e refuzon, turqit e ndihmojnë: Veliaj promovon kënd të ri lojrash për Tiranën

Mos i humb

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj dha lajmin e nisjes së një parku të ri lodrash në Tiranë, sërish të zona e Liqenit, një investim nga turqit e TIKA-s. Ka qenë ky investim i pritshëm që i ka dhënë akoma më tepër zemër kreut të Tiranës në promovimin e vizionit të tij, thënë me shumë kundërshtarë.

“Bashkë me miqtë tanë nga TIKA, sot po fillojmë një kantier të ri, që është në zonën jugore të liqenit, një zonë që më përpara ka qenë në njësinë Farkë, e pushtuar, e zaptuar. Sot është pastruar, është mbjellë, është krijuar një minipyll dhe kemi ruajtur këtë oaz në mes për ta kthyer në kënd lodrash, që do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij te liqeni”, tha Veliaj.

Por ai e ka shfrytëzuar daljen para medias për të përcjellë sërish trishtimin e tij me “Jo”-në e Metës për Teatrin e ri.

“Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?!”, shtoi Veliaj. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit