Meta: E rëndësishme që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve me probleme

Mos i humb

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar med presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretarin e përgjithshëm të asamblesë, Roberto Montanella.

Presidenti vuri në dukje se Shqipëria mbështet të gjitha aktivitetet e OSBE-së dhe jep kontributin e saj modest por të vendosur.

Vëmendje, tha Meta është përqëndruar në zbatimin e reformave në fusha kyçe që lidhen me përparimin drejt integrimit evropian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Evropian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ndër sfidat e afërta, Presidenti Meta nënvizoi domosdoshmërinë e përparimit me reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Është tejet e rëndësishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme”, theksoi Kreu i Shtetit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit