Meta: Gratë dhe vajzat në shkencë, garanci e barazisë gjinore

Mos i humb

“Përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor dhe garantimi i barazisë gjinore janë thelbësore për realizimin e këtyre objektivave vitale për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie, tha Meta.

Kreu i shtetit zhvilloi një veprimtari të posaçme në kuadër të kësaj dite në Bibliotekën “Musine Kokalari” të Njësisë Vendore Nr. 7, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i UNWomen në Shqipëri Giuseppe Belsito, pedagoge, shkencëtare, nxënëse të shkëlqyera të shkollave të mesme, studente si dhe gra që kanë dhënë kontributin e tyre ndërë vite në shkencë.

Gjithashtu në këtë takim ishin të pranishëm dhe përfaqësuese të Rrjetit Shqiptarë të Grave në Shkencë dhe të Akademisë së të Rinjve në Shkenës .

Me këtë rast Presidenti Meta i dhuroi Bibliotekës duke pasuruar fondin e saj tri libra të autorëve shqiptarë Kristo Frashëri, Virgjil Muçi dhe Marin Barleti për Heroin tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim të zgjeruar me të pranishmet lidhur me arritjet, problematikat dhe sfidat dhe sukseset e grave dhe vajzave shqiptare në shkenca të ndryshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit