Ballina Shqipëria Meta, intervistë për “Il Messaggero”. Kosovë-Serbi, takimi me Papën dhe integrimi i...

Meta, intervistë për “Il Messaggero”. Kosovë-Serbi, takimi me Papën dhe integrimi i Shqipërisë

9
0
SHPËRNDAJE

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka folur mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për takimin e së hënës në Vatikan me kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskun, si dhe për vlerësimet nga BE-ja mbi progresin e bërë nga Shqipëria, duke shpresuar në një anëtarësim të shpejtë të vendit në bllok, tema këto të përmendura gjatë një interviste të dhënë për gazetën prestigjioze italiane “Il Messaggero”, një nga dy më të rëndësishmet në Itali.

Intervista e plotë:

Zoti President pas 20 emigrantëve të anijes Dicioti, do të ishit të gatshëm të merrnit emigrantë të tjerë që zbarkojnë nē Itali?

Ilir Meta: Ne shqiptarët në rast se do të duhej, do të ishim tē gatshēm për sakrifica të tjera në ndihmē të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë. Megjithatë mendojmë se një ose pak vende nuk mund të zëvendësojnë rolin e BE ne administrimin e krizës së refugjatëve. Me gjestin tonë të marrjes së 20 emigrantëve kemi dashur që të ketë edhe një reflektim europian sesi të zgjidhet ky problem i rëndësishëm.

Pikërisht Europa…

Ilir Meta: Vendi juaj për shumë kohë ështē pērballur vetëm në linjë tē parë me krizën e emigracionit të paligjshëm. Rasti i anijes Dicioti është i rënd ësishëm sepse tregoi kudo në kontinentin e vjetër se duhen politika të reja të pērbashkëta. Duhet gjithashtu të ndryshojë qasja strategjike e BE ndaj këtij fenomeni. Politika e jashtme nuk duhet vetëm pēr të administruar mbërritjen e emigrantëve por mbi të gjitha për ta parandaluar atë. Situata në Afrikën e Veriut dhe në Siri imponon një rol politik dhe në këtë drejtim Brukseli duhet të bëjë më shumë.

Brukseli u tregua i ftohtë ndaj ndërhyrjes Tuaj në ndihmë të Italisë.

Ilir Meta: Nuk dua të bëj polemika apo interpretime të cilat nuk shërbejnë. Unë di që në fund të gjithë kanë kuptuar gjestin tonë si një veprim solidariteti dhe vullneti të mirë. Megjithatë mendoj se Italia nuk duhet lënë e vetme përballë fenomenit. Ne i detyrohemi Italisë për ndihmën dhe solidaritetin e dhënë ndaj shqiptarëve në vitet ’90. Mendoj se të gjithë i detyrohen Italisë, duke kuptuar vështirësitë dhe sakrificat e bëra përballë fenomenit të imigracionit me një mikpritje të rrallë.

Shpejt do të duhet të hapni bisedimet për anëtarësim në BE?

Ilir Meta: Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë. Dëshiroj që BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për të focuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

Keni frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë?

Ilir Meta: Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.

Çfarë prisni nesër nga vizita që do të bëni tek Papa?

Ilir Meta: Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë.

Italia është partneri i parë tregëtar i Shqipërisë…

Ilir Meta: Gjysma e eksporteve shqiptare shkon drejt Italisë. Turizmi është rritur dhe gjithashtu prezenca e operatorëve italianë në këtë sektor. Tani na duhen më shumë përkrahje dhe iniciativa për të rritur bashkëpunimin dhe mirëqenien e popujve tanë. Duhet gjithashtu më shumë bashkëpunim përsa i përket modernizmit të infrastrukturave.

Kryeprokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero del Raho, ka ngritur shqetësimin se grupet kriminale shqiptare janë po aq të forta sa klanet mafioze italiane…

Ilir Meta: Pak kohë më parë ministrat tanë të Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe Etilda Gjonaj u takuan për të rritur bashkëpunimin në kētë drejtim. Puna e mirë e prokurorisë Antimafia të Italisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shërbimeve tona sekrete ka qenë dhe është kryesore në luftën kundër klaneve kriminale. Njē rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe reforma nē drejtësi të cilën po implementojmë.

Ç’mendim keni për dyshimet e qeverisë italiane përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit TAP, që kalon nëpër territorin Tuaj?

Ilir Meta: TAP nuk ështē i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe Italinë por për sigurinē energjitike të mbarë Europës. Autoriteteve italiane do t’i duhej të merrnin veprime të mençura pērsa i përket kësaj çështje./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here