Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës: Të mos lejojmë më mizori të tilla në rajonin tonë

Mos i humb

Virusi Corona: Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit?

Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë. Por sa herë duhen...

Greqia mbyll gjatë natës Kakavijën/ Prej 16 gushtit kush kthehet nga Shqipëria izolohet për 7 ditë

Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së mërkurë (5 gusht) e në vazhdim, dogana e Kakavijës do të mbyll kufijtë për...

Rindërtimi pas tërmetit, qeveria hap tender 150 mln dollarë, projekti do zbatohet nga FSHZH, shtrihet në 7 qytete

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Vlera totale është...

Shqipëri : Është regjistruar numri më i lartë të infektuarve , janë regjistruar 130 raste të reja dhe 4 humbje jete në...

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 130 raste, duke shënuar kështu një tjetër rekord të...

Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një statusi në Facebook ka kujtuar sot viktimat e pafajshëm të masakrës së ndodhur 25 vite më parë në Srebrenicë. Ndërsa e cilëson atë ngjarje të rëndë si gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, Meta thotë se nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte.

Nisur nga kjo, ai jep një mesazh të qartë për reflektim dhe dhënien e një mesazhi të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë. Meta e ka shoqeruar postimin edhe me nje foto nga vizita vitin e kaluar ne varrin e Alia Izetbegovicit.

STATUSI I PLOTË

Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.
11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.


Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit.
Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...