Meta me Ambasadorët: Objektivi madhor, integrimi

Mos i humb

Kina reagon ndaj Pompeos i cili përdori termin “Virusi Wuhan”

Pekin Kina ka reaguar ashpër ndaj këmbënguljes së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo për të përdorur...

Koronavirusi, mbi 15.000 të vdekur në mbarë botën

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri (COVID-19) u rrit në mbi 15.000, sipas shifrave të përpiluara nga...

“Ish-agjenti i FBI-së vdes në paraburgim iranian”

Robert Levinson, një agjent në pension i FBI-së amerikane që ishte zhdukur në Iran gjatë vitit 2007, ka vdekur në paraburgim po...

Regjistrohen vdekjet e para nga koronavirusi në Afrikën e Jugut

Afrika Jugore ka raportuar vdekjet e para të lidhura me koronavirus, teksa numri i rasteve të prekura me këtë sëmundje ka kaluar...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi këtë të shtunë takimin vjetor me Ambasadorët e Shqipërisë në botë, që u mbajt në “Tirana Business Park” me temë “Diplomacia Ekonomike”, gjatë të cilit nënvizoi disa çështje të rëndësishme.

Presidenti theksoi rëndësinë e konsolidimit të politikës së jashtme të Shqipërisë, si faktor stabiliteti në rajon.

“Këtu është edhe kontributi më i madh që mund të japë edhe në interes të gjithë partnerëve strategjikë apo qoftë edhe si anëtare e NATO-s, duke forcuar sigurinë e rajonit”, tha ai.
Meta përmendi edhe demarkacionin në Kosovë, ku kërkoi ofrimin e ndihmës së Shqipërisë për Prishtinën për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që sipas tij, bllokon prej dy vitesh liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Presidenti theksoi nevojën për një diplomaci aktive dhe konkurruese.

“Në kuadër të globalizimit mendoj se duhet të jemi edhe më të pranishëm në forma nga më të ndryshme në rajon dhe kontinente të ndryshme. Kuptohet që ne jemi një vend modest, edhe resurset financiare nuk i kemi kaq të bollshme, por sidoqoftë mendoj se mund të jemi shumë të pranishëm në shumë organizata të ndryshme ku vendet dhe rajonet e ndryshme janë të bashkuara dhe ku ne jemi herë pas here prezentë, me statusin e vëzhguesit apo statuse të tjera që na krijojnë mundësinë të jemi pjesëmarrës, të kemi komunikime të vazhdueshme, të ndjekim zhvillimet që ndodhin dhe të përfitojmë sa më shumë si në planin politik dhe diplomatik, por natyrisht edhe në atë ekonomik”, tha ai.

Kreu i shtetit thotë se objektivi madhor i shqiptarëve mbetet Bashkimi Europian.

“Ne do të bëjmë përpjekje të mëdha për të demonstruar përparim të qëndrueshëm në të pesë prioritetet, në mënyrë të veçantë në zbatimin e reformës në drejtësi, arritjet të cilat do t’ua bëjnë edhe ju punën më të lehtë në vendet ku përfaqësoni vendin për të kërkuar më shumë mbështetje nga vendet anëtare, sidomos të Bashkimit Europian për këtë moment”, u shpreh ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje...

Kurti: Qeveria dhe Kryeministri janë në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë....

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Janë konfirmuar dhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes...

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...