Meta: Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, deklaroi se “Shqipëria vlerëson gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti në këto tri dekadat e fundit”.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria dhe Turqia zhvillojnë sot marrëdhënie të partneritetit intensiv dhe strategjik në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Ai po ashtu shprehu mirënjohje për ndihmën dhe asistencën teknike që Turqia i ka dhënë Shqipërisë, siç tha ai, në shumë aspekte.

“Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti në këto tri dekadat e fundit dhe jemi thellësisht mirënjohës për këtë. Jam i bindur se falë këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera dhe lidhjeve të forta historike e ndërnjerëzore, e ardhmja miqësore dhe vëllazërore e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të jetë edhe më e fortë, edhe më e sigurtë, edhe më e qëndrueshme”, deklaroi Meta.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu se Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë në fillim të viteve ’90 duke përmendur më tej edhe se “në memorien e shqiptarëve është gdhendur fortë roli shumë domethënës i Turqisë për afirmimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare”.

Në vijim, duke përmendur krizat që kanë cënuar stabilietin në rajonet ku jetojmë, miliona njerëzit e zhvendosur nga dhuna dhe konflikti, Meta tha se Turqia ka kontribuar për sigurinë dhe paqen e të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës duke mirëpritur miliona refugjatë në vendin e saj.

Ai shrehu bindjen se Shqipëria dhe Turqia, si dy vende miqësore, këto sfida të mëdha mund t’i përballojnë vetëm duke bashkëpunuar më fortë dhe më ngushtë me njëra-tjetrën.

“Të dyja vendet jo vetëm që janë anëtare të NATO-s, por janë edhe kontribues aktivë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që është një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë e vendeve tona dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë”, tha Meta./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit