Meta reagon ndaj Presidentit grek: Jo në sintoni me Bushatin e Kotzias

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka reagon në një intervistë për mediat ndaj deklaratave të homologut grek Pavlopulos.

Në një intervistë për “Albanian Daily News”, Meta u shpreh se qëndrimet e Presidentit grek nuk janë në sintoni me Bushatin e Kotzias.

“Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës. Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë. Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parëështënjë mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok”, u shpreh Meta.

Sa i përket negociatave me BE, Presidenti Meta u shpreh se besueshmëria e zbatimit të reformave, kyç për suksesin.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të rrisë shpejtësinë e ecjes, por kjo kërkon vullnet të konsoliduar politik. BE kërkohen të shikojë reforma më të thella gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare, veçanërisht për të siguruar institucionet demokratike funksionale dhe sundimin e ligjit. Sikundër citon raporti: “…ensuring constructive dialogue across the political spectrum, notably within the parliaments…” rivendosja e dialogut politik merr përparësi të veçantë. Besueshmëria ishte dhe fjala kyç e strategjisë së re të zgjerimit, e domosdoshme për t’u arritur si në raport me qytetarët ashtu edhe me partnerët tanë institucionalë.”, tha Presidenti./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit