Meta takon Komisionerin për Zgjerimin: Integrimi europian projekti më i rëndësishëm, përmbushja e 9 kushteve të Bundestagut rruga më e shpejtë

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
Presidenti Meta uroi Komisionerin Varhelyi për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

Metatheksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ndërkohë në një status në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik.
“Kënaqësi të takohesha me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik. I hapur për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e besueshmërisë dhe cilësisë së procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë. ?????”, shkruan Kreu i Shtetit.

Meta Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit