Meta: Të mbështetet sipërmarrja që promovon traditën

Mos i humb

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale, Presidenti Meta vizitoi Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore” në kryeqytet ku vlerësoi punën që bëhet në këtë atelie për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe të vlerave të kombit tonë.

Presidenti Meta vuri në dukje se puna e grave dhe vajzave, veçanërisht e atyre në zonat rurale, është e jashtëzakonshme dhe shërben si një mësim edhe për përfaqësuesit e institucioneve.

“Është e rëndësishme që kjo punë që ka filluar të mbështetet fuqimisht, sepse për fat të keq shumë zona të Shqipërisë janë braktisur dhe gjeneratat më të reja nuk kanë trashëguar këto tradita dhe cilësi nga të parët e tyre.” – theksoi Presidenti i Republikës.

“Këtë atelie të bërë me kaq dashuri dhe sakrifica e shoh si një kambanë alarmi që të angazhohemi pa humbur më kohë për të ruajtur të gjithë këtë pasuri të jashtëzakonshme të pirografisë, etnografisë, folklorit dhe traditave tona. Kjo është shumë e rëndësishme për identitetin kombëtar por edhe për zhvillimin e turizmit. Kjo do të ndihmojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në zonat më të thella të Shqipërisë.

Nuk duhet të harrojmë që zonat më të thella të Shqipërisë janë zona tepër mikpritëse por edhe shumë të pasura në folklor, në veshjet tradicionale dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me identitetin kombëtar.

Iniciativa e grave dhe vajzave që merren me këtë sipërmarrje, duhet të mbështetet më mirë nga ne si përfaqësues të shtetit, qeverisë, pushtetit vendor, sepse kjo sjell përfitime të shumta.” – u shpreh Presidenti Meta./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit