Meta thirrje qytetarëve: Respektoni me përpikmëri masat kundër COVID-19

Mos i humb

Lufta ndaj Covid-19, shkon në mbi 2 milion e 700 mijë numri i të shëruarve

Vazhdon të rritet numri i personave të shëruar nga Covid-19. Sipas faqes “Wordometer”, 2.701.360 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Përshkallëzohet protesta në SHBA, 4 oficerë policie qëllohen me armë

Përshkallëzohet dhuna në protestat që ka pushtuar qytetet kryesore amerikane për vrasjen e afroamerikanit George Floyd. Në incidentin më të fundit raportohen...

Fetahu: Me dinjitet do të luaj rolin e bartësit të paqes dhe unitetit

Ushtruesi i detyrës Reis-ul-Ulema, Fetahu, vizitoi selinë e BFI-së në Shkup dhe mbajti konferencën e tij të parë për shtyp që nga...

Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson...

Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i përcjell një mesazh dhe kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se “Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi”.

Mesazhi i Metës:

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.

Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë. 🇦🇱

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përfundon takimi i Soreca, Yuri Kim, Norman dhe Borchardt

Që prej orës 11:00 në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u mbajt takimi mes tij dhe ambasadorëve të...

Austri : 40 milionë euro investim për zgjerimin e infrastrukturës së biçikletave

Ministrja e Mbrojtjen së Klimës në Austri, Leonore Gewessler, ka bërë të ditur se është duke investuar 40 milionë euro në zgjerimin...

Avokati nuk paraqitet, shtyhet për në 10 qershor seanca e Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i...

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.

Meta nxjerr dekretin, kush është emri i propozuar

Arben Shehu është emri i zgjedhur nga Meta që i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë...