Meta vë kufirin e kuq: Po u shkel ”5 Qershori” fajtori është vetëm Edi Rama, duartrokas vetëm hapjen e listave 100%

Mos i humb

Në një reagim për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se në rast se shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, ka vetëm një fajtor, Edi Rama.

Duke iu referuar takimit të sotëm me ambasadorët e vendeve të BE-së, Meta tha se u kujtoi atyre lëshimin e madhë që bëri opozita, që ishte ajo e heqjes dorë nga kërkesa për qeveri teknike para zgjedhjeve.

“I falenderova ambasadorët për mbështetjen që ata dhanë dhe ku dhashë edhe unë kontributin tim që opozita të mos vendoste qeverinë teknike si kusht për zgjedhjet e ardhshme megjithëse janë të gjitha provat se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale. Opozita bëri lëshimin e madh për këtë duke dhënë këtë mesazh për të gjithë shqiptarët.

Përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori në rast se shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, ka vetëm një fajtor që për fatin e tij personal po vë në dyshim fatin e 4 milionë shqiptarëve.

E ardhmja e Shqipërisë është në Europë, sot problem është shkelja në mënyrë të hapur e Kushtetutës, ku pavarësisht rekomandimeve të Venecias kanë kaluar ligje të njëanshme. Për fatin tonë të keq ka ende politikanë që mendojnë për fatin e tyre para të ardhmes europiane të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Presidenti e tha qartë se ai është vetëm për hapjen e listave 100%.

“Unë do të duartokas vetëm hapjen e listave 100%, unë kam krijuar një parti politike, dhe mandatin tim e kam marrë në mazhoritar, u them mos kini frikë nga vota e piopullit dhe nga hapja e listave. Unë asokohe kam qenë në opozitë dhe kam deklaruar se në rast se nuk e merrja mandatin në mazhoritar, do të largohesha nga skena politike. Shqipëria do të jetë më e fortë pas 25 Prillit, rroftë Shqipëria Europiane”, tha Meta.

LIVE – Prononcim për mediat

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 24. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit