Meta viziton FA dhe policët në Ferras: Mirënjohje për sakrificat e tyre

Mos i humb

Presidenti i republikës, Ilir meta, ka vizituar sot Forcat e Armatosura dhe ato të Policisë, të cilat janë në ndihmë të banorëve të Ferrasit, pas daljes nga shtrati të Vjosës.

Kreu i shtetit ka shprehur vlerësimin më lartë për forcat ushtarake dhe ato policore, të cilët po ju vijnë në ndihmë banorëve të përbytur.

‘ Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar.

Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para’, shkruan Presidenti në Facebook./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit