Metodat efektive që ju ndihmojnë të rrisni fëmijë të pavarur nga teknologjia!

Mos i humb

Fëmijët modernë po bëhen më të familjarizuar me kompjuterët, telefonat e mençur e tabletët në një moshë shumë të re. Ky trend është mjaft shqetësues për prindërit dhe pediatrit, ndërkaq psikologët tregojnë se ky fenomen bart shumë pasoja negative.

Si mund t’i mbroni fëmijët nga varësia e pajisjeve elektronike?

Për këtë ekspertët kanë përpiluar një listë me disa këshilla të cilat, nëse i ndiqni, janë mënyra gjeniale për të rritur fëmijë që nuk krijojnë varësi nga pajisjet elektronike.

  1. Përcaktoni kohën maksimale që i lejohet fëmijës ta shpenzojë në pajisje elektronike.
  2. Nuk duhet që vetëm t’ua ndaloni fëmijëve përdorimin e këtyre pajisjeve, por edhe t’u sugjeroni opsione të tjera.
  3. Fëmijët kopjojnë sjelljet e prindërve, prandaj bëhuni shembull duke mos qëndruar as ju në ato pajisje.
  4. Mundohuni ta bindni fëmijën t’i përdor pajisjet elektronike për qëllime edukative, jo për lojëra me dhunë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit