Metroja e Moskës, një ndër më të bukurat në botë (Foto)

Mos i humb

Kur ndërtimi i metrosë së Moskës u paralajmërua në vitet 1930, banorët e qytetit u intriguan menjëherë se si do të dukej ajo. Projektet u afishuan nëpër dritare dyqanesh, duke nxitur kuriozitetin e moskovitëve për rrjetin e ri nëntokësor.

Ajo që u realizua ishte një labirint stacionesh nëntokësore, me secilin që kishte një stil arkitekturor të vetin. Disa evokonin të shkuarën baroke të Rusisë, ndërsa të tjerë ndërthureshin me art-dekon e kohëve moderne.

Në tetë dekadat që nga hapja e saj, sistemi i metrosë është zgjeruar duke përfshirë më shumë se 200 stacione dhe stile më të reja. Sot, udhëtarët mund t’i kushtojnë pak vëmendje muraleve të metrosë apo mozaikëve gjithë jetë, por ekspertët e arkitekturës e vlerësojnë atë si më të bukurën në botë.

Njeriu që më shumë se kushdo tjetër këmbënguli për ndërtimin e metrosë së Moskës, ishte politikani sovjetik Lazar Kaganovich, një stalinist i thekur, më i njohur për rolin e tij në urinë që rrënoi Ukrainën.

Vizioni i tij rezultoi në një sistem metroje efikas që transportonte qytetarët nëpër qytet, por edhe në krijimin e disa stacioneve me vlera të rralla.

Për momentin, metroja e Moskës vazhdon të përmbushë qëllimin e saj origjinal, dërgimin e njerëzve nga një pikë në një tjetër, por ndërsa e bën këtë, u ofron udhëtarëve edhe një histori arti dhe arkitekture. E ndryshe nga Moska që ndryshon shumë shpejt, nëntoka ofron diçka të qëndrueshme.

 

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit