Mianmar, gjenden 5 varreza të reja masive në Arakan

Mos i humb

Në shtetin Arakan të Mianmarit janë zbuluar pesë varreza të reja masive të cilat dëshmojnë masakrën ndaj popullsisë muslimane në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP), njoftoi se në fshatin Gu Dar Pyin në rajonin Buthidaung në veri të Arakanit, janë gjetur të paktën pesë varreza masive të panjohura më parë si rezultat i hetimeve ku ishin të përfshira deklaratat e dëshmitarëve të masakrës në Arakan të cilët jetojnë në kampe të refugjatëve, pamjeve satelitore, si dhe të videove të incizuara nëpërmjet celularit në të cilat është e shënuar data.

Në lajm bëhet e ditur se sipas pamjeve satelitore, ushtria e Mianmarit, ka djegur dhe në këtë mënyrë i ka zhdukur plotësisht banorët e fshatit në të cilin ka ndaluar hyrjen.

Sipas lajmit në fjalë, nga video-incizimet në telefonat e banorëve të cilët gjenden në kampet e refugjatëve në Bangladesh, në varrezat masive janë identifikuar kufomat e 75 personave. Duke u bazuar në deklaratat e të shpëtuarve nga masakrat dhe fqinjëve të tyre, mendohet se numri i kufomave në varrezat masive arrin deri në 400.

Në deklaratat e të shpëtuarve nga masakra, thuhet se ushtarët e forcave të Mianmarit, gjatë bastisjeve në fshatra, kanë hapur zjarr ndaj civilëve pa bërë dallim. Te shumica e dëshmitarëve, në mesin e të cilëve gjendej dhe një grua e moshuar dhe nipi i saj 3 vjeçar, u vërtetua se kanë plagë nga plumbat.

Dëshmitarët pohuan se ushtarët pjesën më të madhe të banorëve i kanë ekzekutuar pasi i kanë mbledhur në autostradën në hyrjen veriore të fshatit dhe se i kanë varrosur në tre varreza masive në rrethinë. Një pjesë e dëshmitarëve thanë se në fshatin i cili u rrethua nga ushtarët pas masakrës, gjenden edhe dy varreza të tjera masive në kodrën ku janë varrezat në afërsi të shkollës.

AP njoftoi se në video-incizimet 13 ditë pas masakrës, në acidin e mbledhur me ngjyra kaltër-gjelbër gjenden kufomat e viktimave.

Deri sot, ushtria e Mianmarit më 19 dhjetor 2017 ka njoftuar vetëm për një varrezë masive, e cila gjendet në fshatin Inn Din, 50 kilometra larg kryeqytetit Sittwe, në të cilën janë të varrosur 10 persona.

– Spastrim etnik në Mianmar

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga 25 gushti i vitit të kaluar, si pasojë e ikjes nga dhuna në Mianmar, në Bangladesh janë strehuar 655 mijë muslimanë të Arakanit. Mendohet se në vitet e 1970-ta në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë muslimanë, ndërkaq për shkak të ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në 350 mijë.

Nga ana tjetër, sipas pamjeve satelitore të publikuara nga organizatat për të drejtat e njeriut, në atë rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit