Mianmari nuk lejon riatdhesimin e muslimanëve të Arakanit

Mos i humb

Qeveria e Mianmarit ka vlerësuar se vetëm 374 muslimanë të Arakanit konsiderohen të pranueshëm nga më shumë se 8 mijë muslimanë të Arakanit në listën e dhënë për rikthimin në territoret e tyre, në kuadër të marrëveshjes me Qeverinë e Bangladeshit.

Sekretari i përhershëm në Ministrinë e Jashtme të Mianmarit, Myint Thu, në një deklaratë ka bërë të ditur se Qeveria e Bangladeshit i ka dhënë një listë me më shumë se 8 mijë emra të muslimanëve të Arakanit për rikthim.

Ai ka theksuar se nga lista me mbi 8 mijë persona vetëm 374 prej tyre janë “të përshtatshëm” për riatdhesim. Myint Thu është shprehur se “Ambasadës së Bangladeshit i kemi dhënë listën e 374 personave. Këto mund të jenë grupi i parë që do të rikthehen në territoret e tyre”.

Gjenocidi ndaj muslimanëve të Arakanit

Mendohet se në vitet 1970 në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë muslimanë, ndërkaq si pasojë e ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në më pak se 300 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 25 gushti 2017, afro 700 mijë muslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh pasi janë detyruar të largohen nga dhuna në Arakan.

Marrëveshja e nënshkruar mes Qeverisë së Bangladeshit dhe Mianmarit për riatdhesimin e muslimanëve të Arakanit në territoret e tyre, mbetet jofunksionale në praktikë pasi që nuk është e mundur që të zhvendosurit të dokumentojnë situatën e tyre.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e quajnë “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën kundër muslimanëve të Arakanit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit