Mickoski-Suomalainen: Për të përshpejtuar proceset e integrimeve, nevojitet dialog me Qeverinë

Mos i humb

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me kryetaren e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen.

Në këtë takim është biseduar për prioritetet strategjike të shtetit, gjendjen aktuale politike dhe proceset e reformave me rëndësi për Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM-ja çdoherë do të jetë faktor konstruktiv në ndërtimin e mjedisit politik për realizimin e nismave reformatore të cilat duhet të sjellin përmirësim të cilësisë së jetës dhe ky konstruktivitet është i bazuar në parime dhe mirëkuptim.

Mickoski si problem serioz e përmendi përndjekjen politike të cilin e bën pushteti ndaj opozitës dhe se kjo aspak nuk kontribuon në zgjidhjen e proceseve shoqërore dhe politike që janë të ndalura. Ai poashtu tha se për të përshpejtuar proceset e integrimit evropian është i nevojshëm dialog me Qeverinë, ndërsa vetë procesi është rrugë me dy kahje e plotësimit të obligimeve dhe përgjegjësive./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit