Midis dy Koreve sërish vendoset kanal komunikimi

Mos i humb

Koreja e Jugut njoftoi se kanë filluar kontaktet paraprake me Korenë e Veriut për vendosjen e sërishme të sistemit ndërkufitar komunikues.

Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut bëri të ditur se të dy Koretë të mërkurën kanë komunikuar me anë të një kanali në fshatin kufitar Panmunj. Më tej bëhet e ditur se nëpunësit vendosën kontakt për të kontrolluar nëse linjat e komunikimit funksionojnë.

Koreja e Veriut thekson se lideri koreano-verior, Kim Jong Un, sërish ka hapur kanalin e komunikimit sot herët në mëngjes, një ditë pasi Koreja e Jugut ofroi bisedime mbi atë se si të bashkëpunojnë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, që në muajin shkurt të këtij viti do të mbahen në qytetin koreano-jugor Pyeongchang.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit