Mijëra të sëmurë në Gaza në rrezik për jetë

Mos i humb

 

 

Jeta e mijëra të sëmurëve në Rripin e Gazës është vënë në rrezik pasi autoritetet izraelite nuk lejojnë hyrjen e gazit të heliumit në këtë rajon, paralajmëroi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministria ka lëshuar një deklaratë me shkrim pasi forcat izraelite morën vendim për kufizimin e hyrjes së gazit të heliumit për të sëmurët në Gaza.

“Kufizimi i hyrjes së gazit të heliumit për të sëmurët në rajon do të reflektojë në mënyrë serioze në jetët e të sëmurëve, veçanërisht te ata që kanë nevojë për rezonancë magnetike. Për këtë lloj fotografimi brenda një muaji kanë nevojë të paktën tre mijë të sëmurë”, thuhet në deklaratë.

Ministria ka theksuar se Izraeli kërkon të ashtuquajtura arsye për të vrarë dhe privuar nga trajtimi më shumë të sëmurë.

“Ky vendim bën pjesë në mesin e praktikave izraelite të cilat synojnë të dobësojnë punimet shëndetësore, shënjestrojnë njerëzit palestinezë dhe t’ua marrin me forcë të drejtat themelore të garantuara ndërkombëtarisht për qasje në shërbime shëndetësore”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në deklaratë theksohet se akuzat e Izraelit për kufizimin e gazit të heliumit nuk janë të vërteta, ndërsa kërkohet që një gjë e tillë të potencohet edhe nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Ndryshe, Kemil Ebu Rukn, kryetar i Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë, e cila kryen aktivitetet në tokat e pushtuara palestineze, kishte njoftuar kufizimin e hyrjes së gazit të heliumit në Gaza, me pretendimin se ai “përdoret për qëllime terroriste nga ana e Hamasit dhe organizatave të tjera palestineze”.

Ndërkaq, shtypi izraelit kishte shkruar se një sërë zjarresh anë ndodhur pasi protestuesit palestinezë kanë hedhur “balona me zjarr” të mbushura me gaz heliumi në drejtim të vendbanimeve kolone hebreje rreth Rripit të Gazës.

Rripi i Gazës gjendet nën bllokadë tokësore, detare dhe ajrore që nga viti 2006, kur Hamas i fitoi zgjedhjet në Palestinë. Embargoja izraelite ndaj Gazës ka vazhduar pandërprerë edhe përkundër reagimeve ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit