Mijëra venezuelas dalin në rrugë në mbështetje të Maduros

Mos i humb

 

Mbështetësit e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili të shtunën që kaloi i mbijetoi një tentative për atentat, kanë dalë në rrugë në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

Mijëra venezuelas të veshur me ngjyrën e kuqe të partisë socialiste të Maduros marshuan në Karakas për të treguar unitet pas tentativës për atentat ndaj presidentit të vendit, duke mbajtur në duar flamuj dhe fotografi të tij.

Ministri i Jashtëm Jorge Arreaza, duke iu adresuar turmës në aktivitet tha se gjashtë persona janë arrestuar pas tentativës për vrasjen e Maduros, duke paralajmëruar se këta persona do të marrin dënimin e paraparë sipas ligjeve të Venezuelës.

“Nuk do të ketë mëshirë për askënd”, shtoi Arreaza.

Ai pohoi se prapa atentatit të dështuar qëndron “oligarkia e Kolumbisë” dhe “imperializmi amerikan”.

Ndryshe, Maduro të shtunën i mbijetoi një sulmi me dronë të ngarkuar me eksplozivë teksa po mbante një fjalim në një ceremoni në kryeqytetin Karakas, me ç’rast shtatë ushtarë ngelën të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një grup i vetëquajtur “Ushtarët me bluza” përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit