Milicët e Haftarit sulmojnë me raketa aeroportin Mitiga në Tripoli

Mos i humb

Milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë kryen një sulm me raketa ndaj aeroportit Mitiga në kryeqytetin Tripoli.

Sipas lajmit të televizionit libian, Al-Ahrar mësohet se milicët e Haftarit zhvilluan një sulm me raketa ndaj aeroportit Mitiga dhe zonës përreth tij. Në lajm nuk është dhënë informacion lidhur për humbje të jetëve dhe plagosje apo se çfarë dëmi ka shkaktuar sulmi.

Aeroporti Mitiga, i cili pranohet si porta e vetme e Tripolit që hapet në botën e jashtme, edhe më parë është sulmuar shumë herë nga milicët e Haftarit. Për shkak të këtyre sulmeve, në aeroport janë ndaluar shumë herë edhe fluturimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit